E Martë, 3 Nëntor 2026

Një gropë i rrezikon jetën Sainz në Las Vegas

Ajo çfarë është parë sot nga tribuna e Las Vegasit është e pabesueshme. Vetura e Karlos Sainz ka rënë në një gropë dhe për pasojë ka shkatërruar një pjesë të mirë të pjesës së poshtme.

Provat e lira u dominuan nga pamjet e këtij incidenti, i cili ka kompromentuar fundjavën e spanjollit. Ky i fundit teksa po kryente xhirot e tij në pistën e qytetit ka kaluar mbi një piston pneumatik duke e shkatërruar thuasje plotësisht pjsën e saj të poshtme.

Komisarët e garës kanë bërë me dije se Sainz do të penalizohet plot 10 vende pasi ka ndryshuar baterinë e dëmtuar pikërisht për fajin e kushteve të pistës.

(Pjesët e veturës së Sainz)

(Vendi ku ndërhynë komisarët e garës)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›