E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humnera Obama mbledhje ne Shtepine e Bardhe

Presidenti amerikan Barack Obama ka ftuar liderët e Kongresit në Shtëpinë e Bardhë për një diskutim, në përpjekje për të penguar rënien e SHBA në të ashtuquajturën “humnera fiskale”.

Republikanët dhe Demokratët kanë vetëm 4 ditë për të arritur një marrëveshje, para se rritja masive e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve me vlerë qindra miliardë dollarë të hyjnë në fuqi.

Një gjë e tillë do të ketë një efekt shkatërrues në ekonominë amerikane. Analistët thonë se duke rrëshqitur në “humnerë”, Shtetet e Bashkuara mund të bien sërish në reçesion dhe të ndikojnë negativisht në rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

Presidenti Obama ndërpreu Kriza FinanciareSpanjë, tronditen sërish bankat Edhe “Starbucks” kundër “humnerës fiskale” Itali, varfëria në rritje pushimet e tij në Hauai për të rifilluar negociatat dhe pritet që mbledhja në Shtëpinë e Bardhë të zhvillohet në orën 15:00 me orën lokale, rreth orës 21 me orën tonë.

Prioriteti për demokratët është shkurtimi i taksave për amerikanët që fitojnë më pak se 400 mijë dollarë në vit dhe rritja e taksës për amerikanët e pasur, në mënyrë që të ulet defiçiti i shpenzimeve.

Kongresmenët republikanë deklarojnë se janë zgjedhur për të bllokuar taksat e reja, sidomos për ata që fitojnë më pak se 1 milion dollarë në vit.

Ata kërkojnë gjithashtu shkurtime në disa sektorë kyç, si në shëndetësi. Analistët thonë se dy palët politike mbeten të ndara, sidomos për pikën që parashikon rritjen e taksave për amerikanët e pasur.

Ndasitë në dy dhomat e Kongresit po vështirësojnë së tepërmi arritjen e konsensusit, me çdo marrëveshje që duhet të kalojë në votim në të dyja dhomat në mënyrë që të firmoset më pas nga presidenti.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›