E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungarezët kundër partisë Jobbik

Mijëra njerëz kanë protestuar në kryeqytetin hungarez, në Budapest, kundër partisë opozitare të ekstremit të djathtë, Jobbik.

Protesta jashtë parlamentit i ka bërë bashkë udhëheqësit e partisë në qeveri dhe asaj në opozitë.

Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e ligjvënësit të Jobbikut, Marton Gyongyosi.

Të hënën e kaluar, Gyongyosi ngjalli zemërim pasi i kërkoi qeverisë të hartojë listat e hebrenjve, për të cilët ai tha se paraqesin “rrezik për sigurinë kombëtare”.

Ai tha se lista duhet të përfshijë anëtarë të parlamentit dhe të qeverisë.

Gyongyosi më vonë iu kërkoi falje “bashkatdhetarëve hebrenj”, por shtoi se Hungaria duhet të jetë e kujdesshme nga “Izraeli sionist dhe ata që i shërbejnë atij nga këtu”.

Partia e tij, e treta më e madhe në vend, është e njohur për fyerje të shpeshta ndaj hebrenjve dhe romëve.

Rreth 550 mijë hebrenj të Hungarisë kanë vdekur në Holokaustin nazist.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›