E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje rekorde të borës në Rusi

Në rrugën kryesore që lidhë Moskën me Shën Petersburgun, që tri ditë rresht vazhdon ndërprerja e trafikut rrugor, që e ka shkaktuar sasia e madhe rekorde e dëborës në këtë rajon. Kjo është sasia më e madhe e evidentuar ndonjëherë gjatë muajit nëntor,shkruajnë mediat ruse.

Në orët e vona të mbrëmjes së ditës së diel, kolona e automobilave ka qenë e gjatë 54 km, ka njoftuar zëdhënësi i ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në boshtin rrugor M-10 ka rënë gati një metër borë, ndaj qarkullimi është ngadalësuar tej mase, respektivisht është ndërprerë në të dy drejtimet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›