Kolumbia i vë afat FARC-ut

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, i ka vendosur një afat të fundit marrëveshjes së paqes mes qeverisë dhe kryengritësve të FARC-ut.
Afati është muaji nëntor i vitit 2013.
“Ky duhet të jetë një proces që duhet të përfundojë brenda disa muajsh dhe jo vitesh”, theksoi Santos.
Presidenti kolumbian shtoi se qeveria do i ofrojë të gjitha garancitë e nevojshme FARC-ut, në mënyrë që të braktisë armët dhe t’i bashkohet procesit politik. Ai tha se çdo tentativë për të shtyrë çarmatosjen është e papranueshme.
Deri tani, FARC nuk i është përgjigjur afatit të fundit të vendosur nga qeveria.
Deklaratat e presidentit vijnë disa ditë pasi FARC-u pranoi se po mban pengje policë dhe ushtarë që janë zënë rob gjatë luftimeve. Një zëdhënëse e grupit kryengritës theksoi se ata do të lirohen, nëse qeveria liron kryengritësit që mban nga ana e saj.