Hungarezi Kasai arbitron Barcelona-Mançester
Hungarezi Viktor Kasai do të jetë gjyqtari i finales së Ligën e Kampionëve, mes Barcelonës dhe Mançester Junajtidit në “Wembley”, ka njoftuar UEFA ditën e djeshme. Kasai, 35 vjeç, ka gjykuar në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, përfshirë përballjen e fazës eliminatore të garës mes Interit dhe Bajern Mynihut, si dhe takimin e fazës së grupeve mes Mançester Junajtidit dhe Valencias. Ai do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Gabor Eros dhe Giorgi Ring, me gjyqtarin e katërt Istvan Vad.