E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari, Parlamenti miraton kushtetutën e re

Parlamenti në Hungari miratoi kushtetutën e re. Me shumicën e saj, prej dy të tretash partia konservatore e djathtë Fidesz e kryeministrit Viktor Orban votoi për kushtetën e re të diskutueshme të vendit. Kushtetuta e re i mundëson Fidesz-it një transformim rrënjësor të Hungarisë dhe përforcimin e pushtetit.

Opozitarë të majtë dhe liberalë si dhe juristë e aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shprehën kritika të tyre duke thënë se teksti për ndryshimin e kushtetutës është përpiluar në një procedurë të shpejtë dhe pa pjesëmarrjen e vërtetë të qytetarëve. Të hënën, Parlamenti i Hungarisë miratoi kushtetutën e re vetëm me votat e koalicionit të qendrës së djathtë, i cili zotëron shumicën e dy të tretave.

Sipas informacione zyrtare, kushtetuta e re u miratua me 262 vota nga kolicioni në pushtet Fidesz-KDNP, 44 deputetë votuan kundër dhe një abstenoi. Socialistët dhe liberalët e bojkotuan votimin, pasi sipas tyre ndryshimet nuk janë konsensuale.

Ndryshimet e propozuara nga Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban, u bënë në kuadër të kompletimit të procesit të demokratizimit të vendit të filluar në vitin 1989, pas rënies së regjimit komunist.

Kushtetuta e re e kufizon pushtetin e gjykatës së lartë në çështjet e buxhetit, dhe i lejon presidentit të shpërndajë parlamentin nëse buxheti nuk miratohet deri në muajin prill. Kushtetuta hyn në fuqi në 1 janar, 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›