Japoni, nis pastrimi nga uji radioaktiv në Fukushima

Punëtorët e centralit radioaktiv të Fukushimës kanë nisur nga puna për nxjerren jashtë të ujit që përmban nivele të larta radioaktiviteti.
Largimi i 25 mijë tonëve uji të ndotur nga kati përdhes i centralit bërthamor do t`i mundësojë inxhinierëve të vënë në punë sistemin ftohës të reaktorit.
Tsunami gjigand që pasoi tërmetin 9 ballë të 11 marsit ka përmbytur një zonë të Japonisë të gjerë pothuajse sa qyteti i Tokios.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë japoneze, sipas të cilave uji ka përfshirë një sipërfaqe prej 561 kilometrash katrorë.
Sipas të njëjtave burime, uji i tsunamit ka arritur gjithashtu të depërtojë nëntokë, në gjashtë prefektura të Japonisë veri-lindore.
Ndërkohë, në vendin aziatik vazhdojnë problemet me rrjedhjen radioaktive nga centrali atomik i Fukushimës, i dëmtuar nga tsunami në fjalë.
Gjithashtu, nga kjo dukuri natyrore dhe nga tërmeti i 11 marsit numri i viktimave ka shkuar në rreth 13 mijë, ndërkohë që mijëra persona të tjerë konsiderohen të humbur.