E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Nderkombetareve u veshtiresohet komunikimi me veriun

Perfaqesuesit e stukturave paralele serbe ne veri ka disa jave qe kane nderprere sic thone ata komunikimin me misionin EULEX ndersa se fundi ata kane penguar edhe realizimin e disa projekteve te Agjencise Amerikane per Zhvillim USAID. Veshtiresi ne realizimin e projekteve ka edhe Zyra Civile Nderkombetare ICO e udhehequr nga Peter Faith.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Drejtuesi i Zyres Civile Nderkombetare Peter Faith

Perfaqesuesit e serbeve thone se prania nderkombetare vazhdimisht po tenton qe ne veri te fuqizoje institucionet e Kosoves dhe ky eshte shkaku qe per serbet e kesaj pjese ato nuk jane te pranueshme. Keshtu thote Dragisha Milloviq udheheqes i serbeve ne komunen me veriore te Kosoves ne Zvecan. Vazhdimisht po tentohet qe te depertohet permes nje porte te vogel. Po tentohet qe permes institucioneve te Prishtines te cilat ne nuk i njohim te zbatohen projekte te ndryshme dhe ne kete menyre te gjenden serbe te pershtatshem te cilet do ti pranonin keto projekte thote Dragisha Milloviq.

Zyra Civile Nderkombetare nuk do ti ndale projektet

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pjese nga veriu i Mitrovices

Zyra Civile Nderkombetare e cila mbikqyr zbatimin e planit te Marti Ahtisarit pranon se ka veshtiresi ne komunikim me serbet e veriut mirepo sipas zedhenesit te kesaj zyre Andy McGaffy projektet nderkombetare nuk do te ndalen. ICO po vazhdon te punoje cdo dite ne bashkepunim me qeverine dhe me komunitetin lokal per sherbime me te mira per te gjithe qytetaret dhe kjo perfshin projekte per veriun e Kosoves dhe qe lidhen me planin e Marti Ahtisarit. Posacerisht ne veri te Mitrovices ne po punojme ngushte me qeverine per vazhdimin e decentralizimit kemi formuar ekipin per krijimin e komunes veriore ekip ky qe eshte ne perfundim te pergatitjeve teknike per krijimin e komunes se re te veriut te Mitrovices thote Andy McGaffy per programin tone. Megjithate ai nuk eshte ne gjendje te thote se kur veriu i Mitrovices mund ta kete komunen e vet me shumice serbe.

Nderkohe Agjencia Amerikane per Zhvillim USAID thote se qellimi i projekteve te saj ne veri te Kosoves eshte permiresimi i jeteses se qytetareve. Ne nje komunikate per media pasi serbet e veriut penguan disa projekte e kesaj agjencie zyrtare te saj thone se kjo agjenci ka nje varg projektesh per zhvillimin e infrastruktures ndertimin dhe rehabilitimin e rrugeve dhe shkollave krijimin e vendeve te reja te punes dhe permiresimin e kushteve per bizneset ne kete rajon te Kosoves.

Edhe misioni evropian EULEX ka veshtiresi ne veri te Kosoves

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Xavier Bout de Marnhack udheheqesi i misionit EULEX

Ka tri vjet qe ky mision po ben perpjekje qe te funksionalizoje gjykatat ne veri te Mitrovices mirepo kjo eshte e pamundur per shkak te refuzimit te kundershtimit te serbeve te asaj pjese. Shpresen e vetme misioni EULEX sipas udheheqesit te tij Xavier Bout de Marnak e ka te arritja e ndonje marreveshjeje politike ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Problemi eshte se duhet te arrihet nje marreveshje ne menyre qe gjyqtaret lokale ata serbe dhe shqiptare te kthehen ne gjykata ne veri dhe per momentin nuk kemi nje marreveshje. Pra definitivisht duhet te kemi nje lloj marreveshjeje politike dhe kjo ceshtje tashme eshte paralajmeruar se do te perfshihet ne kornizat e dialogut Kosove-Serbi thote Xavier Bout de Marnak.

Sipas tij sapo kjo marreveshje te arrihet atehere do te jete shume e lehte qe punonjesit vendas te gjykatave ne veri te Mitrovices te kthehen ne vendet e tyre te punes.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›