E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari, deputetë liberalë protestojnë duke u lidhur me zinxhirë

Policia hungareze ka thyer një protestë të zhvilluar nga deputetët liberalë, të cilët kishin lidhur veten me zinxhirë para ndërtesës së parlamentit.

Ish-kryeministri socialist Ferenc Gyurcsany ishte mes deputetëve protestues të cilët kishin bllokuar parkingun e parlamentit në mënyrë që të mos lejonin hyrjen e deputetëve.

Kjo protestë ishte kundër miratimit të ligjit për zgjedhjet dhe bankës qendrore ligje të cilat kanë pësuar ndryshime.

Liberalët shprehen se ndryshimet e ligjit zgjedhor i japin avantazh partitë së kryeministrit Viktor Orban, Fidesz e cila dominon parlamentin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›