E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kirgizi, 8 të vdekur nga të ftohtit

Tetë persona kanë ndërruar jetë nga temperaturat e ulëta në Kirgizi. Mësohet se personat të cilët kanë vdekur janë të pastrehë, ku evidentohen gjashtë të vdekur në zonën jugore Osh dhe dy në kryeqytetin Bishkek.

Në Osh, zëdhënësi i policisë Zamir Sydykov tha se departamenti i policisë po ofron një drekë të nxehtë një herë në ditë, për rreth 100 njerëz.

Kirgizia vuan nga mungesa e energjisë elektrike dhe ngrohjes në dimër, ndërsa është ende e vështirë krijimi i kushteve për të pastrehët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›