Ukrainë, Timoshenko humbet apelin

Yulia Tymoshenko
Një gjykatë në Ukrainë ka rrëzuar apelin e ish-kryeministres Julia Timoshenko për dënimin e saj për abuzim me detyrën. Gjykata ka lënë në fuqi dënimin me shtatë vite burg për tejkalim të autoritet gjatë negociatave me Rusinë për nënshkrimin e kontratës për gazin natyral në vitin 2009.
50-vjeçarja e cila është në krye të opozitës është dhe rivalja e presidentit Viktor Janushenko. Ajo thotë se gjykimi i saj është me motive politike.
Timoshenko dhe avokatët e saj bojkotuan procesin e apelit, duke e cilësuar atë si shtrembërim të drejtësisë.
Kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë në gjykatat e Ukrainës është tërësisht e kotë, shprehet ajo në një komunikatë të lëshuar nga burgu.
Gjykimi ndaj Timoshenkos është kritikuar nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja dhe Rusia.