E Diel, 1 Nëntor 2026

Hungari, vdes ish-lideri i së djathtës ekstreme Istvan Csurka

BUDAPEST- Istvan Csurka, themeluesi i partisë ekstremiste të djathtë hungareze, MIEP, Partia e Drejtësisë dhe e Jetës Hungareze, vdiq në moshën
78- vjeçare, njoftoi sot agjencia hungareze e lajmeve, MTI.

Shkrimtar nën regjimin komunist, u interesua për politikë në mes të viteve '80 dhe është ndër themeluesit, në vitin 1987, të partisë MDF, Forumi Demokratik, fitues i zgjedhjeve të para demokratike, në vitin 1990.

U pozicionua në ekstremin e djathtë të partisë dhe krijoi ''Forumin hungarez'', një gazetë ku shkruante kritika kundër qeverisë, me thekse antisemite, që nga viti 1993.

Pas dështimit për të udhëhequr partinë MDF, themeloi partinë e vet, MIEP, me të cilën arriti të futet në parlament gjatë zgjedhjeve legjislative të vitit 1998, me 14 deputetë nga 386.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›