E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një person kërcënon se do të hidhet nga vinci, 100 m lartësi

TIRANE-Një person ka hipur mbrëmjen e sotme në një vinc të një ndërtese në ndërtim duke kërcënuar se do të kryejë vetëvrasje.

TVNews24 sjell pamjet e personit që ka hipur në një vinc në ndërtesën ende në ndërtim pranë selisë së Partisë Demokratike pranë qendrës së Tiranës.

Lartësia ku ndodhet personi është rreth 100 metra.

Nuk dihet ende identiteti i personit mashkull i moshës rreth të 40-ave, dhe as arsyet që kanë cuar shtetasin të hipë në vinc.

Personi në vinc aktualisht po ndërmerr pozicione të ndryshme ndërsa pritet nderhyrja e policisë nga momenti në moment.

Policia ka nisur negociatat me personin në vincin e objektit në ndërtim. Negociatat po drejtohen nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Muhamet Rrumbullaku.
Personi herë pas here bërtet dhe flet, por për shkak të lartësisë së madhe nuk arrihen të dëgjohen fjalët.

Policia ndërkohë po mundohet të zbulojë identitetin e personit dhe të zbulojë dhe motivet që kanë cuar shtetasin të ndërmarrë këtë veprim të cuditshëm. Ne pyetje eshte marre dhe roja i objektit, por ai ka theksuar se nuk ka patur dijeni sesi personi ka hyre ne objektin shumekatesh dhe eshte ngjitur ne maje vincit.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›