KS, Kina e Rusia veto ndaj pr/Rezolutës për Sirinë
NJU JORK-Këshilli i Sigurimit nuk arriti sërish të japë një zgjidhje për situatën e rëndë në Siri.
Projekterezoluta perëndimore nuk u miratua sërish për shkak të vetos së Rusisë dhe Kinës të cilët nuk ranë dakord me tekstin e saj. Në projektrezolute kërkohej t’i jepej fund gjakderdhjes dhe largimi i presidentit Assad.
Një dështim i tille në Këshillin e Sigurimit të OKB-së vjen vetëm një ditë pas masakres së të premtes ku më shumë se 210 protestues të cilët kundërshtojnë regjimin e presidentit Bashar Al Assad u qëlluan për vdekje nga forcat e armatosura siriane.
Presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi Këshillit që mbajë qëndrim ndaj "brutalitetit të pareshtur" të Presidentit sirian Bashar al-Assad para votimit të Këshillit të Sigurimit për një rezolutë mbi dhunën në Siri.
Obama u shpreh në një deklaratë sot se i dënon "sulmet e tmerrshme" të zotit Assad. Ai i bëri thirrje udhëheqjes siriane të japë dorëheqjen dhe t'i hapë rrugën tranzicionit demokratik.
(d.b/News24/BalkanWeb)