Mali i Zi, Vujanoviç mbështet nismën kundër korrupsionit

Presidenti malazez, Filip Vujanoviç, ka mbështetur nismën e parlamentit për të krijuar një grup të veçantë pune, për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që të ketë një mënyrë sistematike për të vëzhguar punën e qeverisë.
Sipas mediave malazeze Vujanoviç, dha mbështetjen e tij pas takimit me Presidentin e Organizatave Globale Parlamentare Kundër Korrupsionit, Nasser Al-Sana.