E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeremiç: Bosnja e Kosova, dy çështjet e pazgjidhura të Ballkanit

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot në Athinë, se Bosnja Hercegovina dhe Kosova, janë dy çështjet e pazgjidhura të rajonit. Sipas Jeremiçit, megjithë sfidat me të cilat përballet stabiliteti në Balkanin Perëndimor, do të sigurohet një rrugë për kompletimin e konsolidimit të procesit demokratik.

Në konferencën ndërkombëtare të revistës “The Economist”, Jeremiç, ka thënë se tani është koha e duhur që përfaqësuesit legjitim të Bosnjes të marrin përgjegjësitë për udhëheqjen e vendit ndërsa ka thënë se zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje duhet të mbyllet.

Duke folur për Kosovën, Jeremiç, ka përsëritur se “Serbia nuk do ta njoh, e as që do ta pranojë ndonjëherë, përpjekjen për ndarjen e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›