E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari zgjidhet presidenti i ri

Parlamenti hungarez votoi Janosh Aderi-n, anëtar i partisë Fidesz në pushtet, në postin e presidentit të ri të vendit, duke zemëruar partitë e opozitës, të cilat thonë se ky veprim i jep partisë së tij shumë pushtet.
Disa nga partitë e opozitës e bojkotuan seancën e votimit në parlament, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Jobbik votoi kundër tij. Por partia Fidesz ka dy të tretat në parlamentin e vendit, kështu që zoti Ader  fitoi me lehtësi në votim. Ader, me profesion jurist, është aleat i ngushtë i kryeministrit Viktor Orban dhe ka qenë për tre vjet anëtar i Parlamentit Evropian.
Kritikët ankohen për lidhjen e tij të ngushtë me zotin Orban, duke thënë se ai nuk do ta bëjë siç duhet detyrën, për shkak të miqësisë me kryeministrin. Presidenca e Hungarisë është kryesisht ceremoniale, por personi në këtë post ka përgjegjësinë e nënshkrimin të ligjeve.
Presidenti gëzon autoritetin ta hedhë poshtë një ligj, duke ia çuar atë përsëri për rishqyrtim parlamentit, ose Gjykatës Kushtetuese. Zoti Ader pason ish-presidentin Pal Schmidt, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar pasi Universiteti Semmel-Weis i Budapestit ia hoqi doktoratën e vitit 1992, pasi zbuloi se pjesa më e madhe e punimit shkencor ishte plagjiaturë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›