Te dhena ne perkeqesim mbi Eurozonen

Nuk ndalet rritja e numrit të të papunëve në Europë. Të dhënat më të fundit të Zyrës Europiane të Statistikave bëjnë me dije se në muajin mars norma e papunësisë në Eurozonë ka arritur në 10,9% me 17.36 milionë apo 169 mijë të papunë më tepër se muaji shkurt. Kuota më e lartë e papunësisë ësshtë regjistruar në Greqi në 21,7% nga 14,2% në vititn 2011. Po ashtu Spanja mban rekordin në BE në 24,1% nga 20,8% në 2011. Në BE norma e papunësisë ka mbetur e pandryshuar në muajin mars në 10,2% kundrejt muajit shkurt, por më lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Fenomeni ka prekur më tepër të rinjtë europianë nën 25 vjec me një normë të papunësisë në 22,6% në Eurozonë dhe 22,1% në BE. Pas Spanjës dhe Greqisë, renditen për të rinjtë e papunë edhe Portugalia dhe Italia, ndërkohë që norma më e ulët është shënuar në Gjermani, Austri dhe Hollandë. Nga të dhënat e fundit të Markit rezulton se sektori industrial në Eurozonë ka shkuar në rënie për të nëntin muaj në radhë duke u ulur në indeksin e 45,9 pikëve në prill nga 47,7 në muajin mars.
Kjo është edhe vlera më e ulët e sektorit të manifakturës në gati tre vjet duke sinjalizuar një përkeqësim të klimës ekonomike në Europë. Përvec Spanjës dhe Italisë që kanë prekur nivelin më të ulët në 43 pikë të ecurisë së sektorit industrial në muajin prill, edhe në Gjermani ky sektor është përkeqësuar duke shënuar performancën më të keqe që nga viti 2009.