Fyle ne Tirane nis takimi me kryeministrin Berishen
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Stefan Fyle nis takimin me kryeministrin Sali Berisha në Kryeministri, ku pas takimit pritet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Ashtu siç tha edhe vetë në prag të vizitës së tij në Tiranë axhenda e tij do të jetë e ngjeshur me një sërë takimesh, ku takimi i parë nisi me kryetarin opozitës Edi Rama rreth orës 08:15 të mëngjesit të sotëm, i cili zgjati rreth një orë.
Komisioneri për zgjerimin do të takohet edhe me kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe do të jetë i pranishëm edhe në seancën plenare, ku pritet që të mbajë edhe një fjalim.
Po sot Fyle do të takohet edhe me Presidentin e Republikës Bamir Topi me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto ,ndërkohë që axhenda e tij përfshin edhe një takim me Avokatin e Popullit Igli Totozani.
Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Stefan Fyle zhvillon sot një vizitë nën Shqipëri në kuadër të përmbushjes së 12 rekomandimeve për procesin e integrimit.
Në prag të vizitës së tij në Shqipëri komisioneri për Zgjerimin ka deklaruar se po shkoj në Shqipëri për të shprehur përgëzimin që politikanët po shënojnë arritje lidhur me pritshmërinë jo vetëm të Brukselit por edhe të vetë qytetarëve shqiptarë.