Hungaria i kerkon FMN-se nje marreveshje per nje pakete ndihmash
Hungaria po kerkon nga Fondi Monetar Nderkombetar nje marreveshje sa me te shpejte per nje pakete ndihmash ndersa vlera e monedhes se vendit Forinta vazhdon te bjere.
Nje zedhenes i qeverise i cili kryeson bisedimet me FMN-ne i tha sot gazetareve se synimi i qeverise eshte arritja sa me shpejt e marreveshjes me FMN-ne.
Muajin e kaluar Hungaria dhe FMN-ja filluan bisedimet per nje linje kredie parandaluese me vleren e 19 deri ne 26 milione dollareve.
Kryenegociatori hungarez ne bisedime tha se qeveria eshte gati te negocioje pa vendosur parakushte. Qeveria hungareze kerkoi tre vjet me pare nje pakete ndihmash prej 20 miliarde dollaresh nga FMN-ja dhe Bashkimi Evropian kur vendi u ndesh me veshtiresi te ngjashme financiare.