E Diel, 1 Nëntor 2026

BE-ja shtyn bisedimet mbi ndihmen financiare per Hungarine

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian thote se ai dhe Fondi Monetar Nderkombetar nuk kane plane ende per te rifilluar bisedimet me Hungarine ne krize financiare nga ndihma disa miliarda dollareshe mes shqetesimeve se ligjet e reja do te cojne drejt marrjes se kontrollit te Bankes Qendrore nga qeveria dhe bile edhe te institucioneve te tjera dikur te pavarura. Njoftimi te marten i Komisionit Evropian erdhi disa ore pasi dhjetra mijera hungareze protestuan kunder nje kushtetute te re dhe ligjeve te saj qe ata thone se po perdoren nga qeveria e qendres se majte per te vendosur nje diktature.

Ishte mitingu me i madh qe kur kryeministri Viktor Orban erdhi ne pushtet ne maj te vitit te kaluar. Me thirrjet Orbanistan dhe Diktature protestuesit u mblodhen prane nderteses se Operas Shteterore ne Budapest ku udheheqes te larte te vendit moren pjese ne nje mbremje gala per te festuar kushtetuten e re.

Kushtetuta hyri ne fuqi diten e Vitit te Ri pa mbeshtetjen e opozites megjithe shqetesimet e Perendimit se prek disa nga lirite baze ne Hungari. Kushtetuta ndryshon gjithashtu emrin zyrtar te vendit nga Republika e Hungarise ne thjesht Hungari.

Komisioni Evropian e beri te qarte se delegatet evropiane dhe te Fondit Monetar nuk e kane vendosur ende ne se jane te gatshem te fillojne negociatat zyrtare per nje rrjet financiar te sigurte per Hungarine qe arrin shifren 26 miliarde dollare.

Muajin e kaluar zyrtaret e FMN-se dhe te Komisionit u larguan nga bisedimet ne Budapest mes shqetesimeve se legjislacioni i ri do te kercenoje pavaresine e Bankes Qendrore te vendit. Megjithe keto tensione partia Fidesz e kryeministrit Orban perdori shumicen prej dy te tretave per te miratuar ligjin e debatueshem per Banken Qendrore.

Projektligji i heq te drejten presidentit te Bankes Qendrore Andras Simor per te emeruar zevendesues zgjeron Keshillin Monetar qe vendos normat e interest dhe krijon nje pozite per nje zevendes president te trete.

Analistet kane paralajmeruar se kjo mund te coje ne nderhyrjen e qeverise ndaj politikave te Bankes Qendrore qe nje zedhenes i Komisionit Evropian thote se do te shkelte ligjin e BE-se. Ne nje nga komentet me te ashpra per kete ceshtje zedhenesi i Komisionit Olivier Bailley tha se delegatet evropiane dhe te FMN-se nuk kane ne plan tani per tani te kthehen ne Budapest.

Per shkak te mungeses se sigurise te ambjentit ligjor rreth bankes qendrore qe eshte nje element shume i rendesishem per te siguruar stabilitetin financiar te vendit FMN-ja dhe Komisioni Evropian nuk kane vendosur ende per tu kthyer ne Budapest e per te filluar bisedimet zyrtare per ndihmen financiare.

Komisioneret Evropiane kane ngritur gjithashtu shqetesime rreth ceshtjeve te tjera te qeverise hungareze qe nga kercenimi i pavaresise se gjyqesorit ligjit me te kufizuar te medias e deri tek liria e besimit.

Legjislacioni i debatueshem kufizon kishat dhe grupet fetare qe njihen dhe mbeshteten nga shteti nga 300 ne vetem 14 nje levizje qe kritiket thone se u ngjan politikave te regjimit te meparshem komunist ne Hungari.

Kryeministri hungarez Orban ka mohuar akuzat se kerkon te krijoje nje shtet autoritar. Zoti Orban e sheh kushtetuten e re dhe ligjet e tjera kryesore si mbyllje te periudhes se tranzicionit hungarez nga permbysja e komunizmit ne vitin 1989 tani ne demokraci.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›