E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungaria, mbeshtetje per vizat dhe BE-ne

Presidentin hungarez, Solyom theksoi se Hungaria do te mbeshtese Shqiperine me te gjitha mundesite e saj ne procesin e integrimit sa me te shpejte te saj ne BE dhe ne liberalizmin e vizave. Nje deklarate te tille, kreu i shtetit hungarez e ka bere teksa kryeministri Berisha, e mirepriti dje ne nje takim ne seline kryeministrore. Duke falenderuar Presidentin hungarez per viziten e tij, kryeministri Berisha i shprehu Solyom mirenjohjen per mbeshtetjen qe Hungaria i ka dhene Shqiperise per integrimin ne NATO, dhe procesin e integrimit ne BE. Kryeministri Berisha u shpreh se kjo vizite perben nje hap tjeter shume te rendesishem ne kete drejtim. Kryeministri Berisha e falenderoi presidentin Solyom per mbeshtetjen qe Hungaria i ka dhene Shqiperise ne fusha te ndryshme. Nga ana e tij, Presidenti hungarez Solyom vleresoi progresin e bere nga Shqiperia, si rezultat i reformave ne shume fusha dhe siguroi se Hungaria do te mbeshtese Shqiperine me te gjitha mundesite, ne procesin e integrimit sa me te shpejte te vendit ne BE dhe ne liberalizmin e vizave. Gjate takimit u diskutua nder te tjera edhe per situaten paszgjedhore. Lidhur me kerkesen e opozites per rinumerimin e votave, Solyom u shpreh se, neqoftese do te nderhyhej per te ndryshuar vendimet e gjyqesorit, kjo do te kishte nje cmim shume te rende per vendin dhe shtetin ligjor, prandaj ne asnje rast nje cmim i tille nuk mund te pranohet! Kurse per sa i perket bojkotit te opozites, Presidenti hungarez Lazlo Solyom u shpreh se komuniteti nderkombetar pret qe opozita te hyje ne Parlament.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›