E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, vend i sigurt, gati investimet hungareze

Kryeministri Berisha e njohu Presidentin hungarez me hapat e ndermarra nga qeveria shqiptare per te ndryshuar Shqiperine, si ndertimi i nje rrjeti te ri dhe modern infrastrukturor, projekti ambicioz "Shqiperia ne moshen dixhitale", reformat e ndermarra ne arsim, si dhe fuqizimi i ekonomise shqiptare. Duke u ndalur vecanerisht ne fushen e bujqesise, kryeministri u shpreh se do te ishte mirenjohes ne se qeveria hungareze do te mbeshteste fermeret shqiptare, permes kredive te buta dhe eksperteve te saj, si ne projektin e qeverise per nje sistem bashkekohor vadites, per te cilin Presidenti hungarez ofroi mbeshtetje. Kreu i ekzekutivit shqiptar e njohu Presidentin hungarez, me hapat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne drejtim te luftes me tolerance zero, kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ne vend, si dhe me perpjekjet per nje klime sa me te favorshme per biznesin e huaj ne Shqiperi. Presidenti hungarez, Solyom u shpreh se te dy vendet do te punonin se bashku per te inkurajuar investitoret hungareze, per te investuar ne Shqiperi ne fusha me interes, si ne turizem, arsim, infrastrukture, bujqesi, miniera. Pas takimit, Presidentit hungarez Solyom mori pjese ne dreken zyrtare, te shtruar per nder te tij nga kryeministri Berisha.

Kryetari i PD Tirane, s'perjashton sanksionimin ne statut te papajtueshmerise se posteve


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›