Hungaria me plan për reduktimin e borxhit publik

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) përshëndeti masat e ndërmarra nga Hungaria për reduktimin e borxhit publik
"Plani ekonomik i qeverisë hungareze është një hap përpara drejt rrugës së mbarë', theksoi FMN duke nënvizuar se masat do të mundësojnë reduktimin e borxhit publik duke ulur shpenzimet.
FMN sugjeroi gjithashtu zgjerimin e planit me masa konkrete për reduktimin e efektivave në të gjitha nivelet e administratës. Institucioni theksoi gjithashtu se ristrukturimi i ndërmarrjeve të transportit në përgjithësi mund të jetë më ambicioz.