Specialistët: Rishikimi i buxhetit, i domosdoshëm

Shpenzimet e shumta do ta vënë qeverinë përballë detyrimit për ndryshime në buxhet. Sipas ekspertëve të ekonomisë rishikimi i buxhetit është i domosdoshëm pasi janë bërë shpenzime të shumta për shkak të zgjedhjeve dhe krizës ekonomike. Sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi synim i këtyre shkurtimeve është edhe mbajtja e borxhit brenda kufijve.
Artan Gjergji një tjetër ekspert i ekonomisë e shpjegon faktin e shkurtimit të shpenzimeve në buxhet me shpenzimet e shumta për shkak të zgjedhjeve vendore të realizuara në 8 maj.
Buxheti pritet që të kalohet për diskutim në parlament në fillim të muajit korrik. Në buxhetin e gjysmës së dytë të vitit do të shpenzohen rreth 16 miliardë lekë më pak, krahasuar me parashikimin e fillimit të këtij viti. Gjithsesi paraprakisht është deklaruar se nuk do të preken pagat dhe pensionet.