Hungaria nderon ish presidentin Ronald Regan me nje statuje ne Sheshin e Lirise

Me rastin e 100-vjetorit te lindjes Hungaria nderoi Presidentin Ronald Regan me nje statuje ne Sheshin e Lirise ku ka seline edhe ambasada amerikane.
Statuja prej bronxi dy metra e larte e vendosur mbi nje bllok graniti u perurua sot ne prani te shume personaliteteve hungareze dhe amerikane.
Megjithese Presidenti Regan nuk e vizitoi kurre Hungarine perpjekjet e tij per ti dhene fund komunizmit e bene ate te dashur per shume hungareze dhe kjo eshte statuja e tij e dyte ne Budapest.
Perurimi eshte pjese e nje serie ceremonish me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Reganit qe po mbahen kudo ne Evrope. Statuja e Reganit eshte vendosur prane nje memoriali te debatueshem te vitit 1945 qe i kushtohet ushtareve sovjetike te vrare ne mbarim te Luftes se Dyte Boterore.