Dite vendimtare ne Greqi ne parlament votohet jashte behet lufte

Deputetët grekë mbështesin paketën e masave anti krizë ndërsa në qendër të Athinës telekamerat transmetojnë pamje lufte. Mijëra policë janë përplasur me protestuesit para parlamentit. Ajri në Athinë është mbytës për shkak të gazit lotsjellës ndonëse edhe protestuesit duket se ishin pregatitur për një situatë të tillë.
Projektligji kërkon një maxhorancë të thjesht e duket se edhe kësaj here Papandreu i ka votat e nevojshme, ndonëse janë dy deputetët socialistë që deklaruan publikisht se nuk do ta mbështesin planin e ashpër të kursimeve. Rrëzimi i projektligjit do të sillte falimentimin e shtetit grek jo më vonë se muajin tjetër e reperkusioni do të ishte imediat në sistemin bankar e tregjet globale.
Por edhe vota në favor përballet me lumin e zemëratës se grekëve në mbarë vendin. Ndërsa brenda godinës së fortifikuar nga të paktën 5 mijë policë, deputetët debatonin masat e kursimit jashtë policët nuk kursenin gazin lotsjellës për të sprapsur proitestuesit që qëllonin me gurë plehtra bomba Molotov e përmbysnin barrikadat.
Dhuna e përplasjet kanë filluar herët në mëngjes ndërsa të zemëruarit grekë tentonin të pengonin hyrjen në parlament të deputetëve. Paketa e kursimeve parashikon reduktime me vlerë 28 miliardë euro dhe rritje taksash për 5 vjet si një parakusht për marrjen e këstit të rradhës të FMN-së dhe BE-së prej 12 miliardë eurosh. Në këtë drejtim Unioni është shprehur i vendosur. Nga Brukseli, kreu i Komisionit Europian, Manuel Barroso tha prerë se për Greqinë nuk ka plan B.
Delina Bitraku