E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Hungaria s’do të bëhet popull i racës së përzierë’, SHBA: Dënojmë fjalimet raciste të Orban, ideologji naziste

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhe e kanë cilësuar “të pafalshme” deklaratat e kryeministrit hungarez Viktor Orban që tha se “hungarezët nuk duan të kthehen në popull të racës së përzier”.

SHBA tha se është “thellësisht i alarmuar” nga “përdorimi i retorikës nga ana e kryeministrit nacionalist të krahut të djathtë që ngjall qartë ideologjinë racore naziste”.

Sipas SHBA dekada pas përfundimit të Holokaustit, është “e pafalshme që një lider të hedhë poshtë vrasjen masive naziste”.

“Deklaratat e Orban nuk pasqyrojnë vlerat e përbashkëta që lidhin Shtetet e Bashkuara me Hungarinë”, thuhej në reagim.

Orban shkaktoi një valë kritikash të ashpra me deklaratat e tij se nuk dëshironte raca të ndryshme që të përziente racën etnike në Hungari.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›