E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti kinez paralajmëron Biden: Mos luani me zjarrin me Tajvanin

Presidenti Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një diskutim të gjatë  në telefon rreth Tajvanit, ndërsa tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit rriten. Të dy udhëheqësit ranë dakord të fillojnë marrëveshjet për një samit ballë për ballë.

Çështja e Tajvanit është shfaqur si një pikë serioze konflikti, pasi zyrtarët amerikanë i frikësohen një lëvizjeje ushtarake kineze pas një vizitë të mundshme të kryetares së Dhomës Nancy Pelosi.

“Opinioni publik nuk duhet të cenohet dhe nëse luani me zjarrin ju digjeni. Shpresoj që pala amerikane ta shohë qartë këtë,” i tha presidenti kinez Bidenit.

Ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se SHBA kundërshton fuqimisht përpjekjet për të ndryshuar status quo-në e Tajvanit.

“Për Tajvanin, Presidenti Biden theksoi se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar dhe se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë fuqimisht përpjekjet e njëanshme për të ndryshuar status quo-në ose për të minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë ngushticës së Tajvanit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Telefonata ishte biseda e pestë e Biden-it dhe Xi-t që nga shkurti i vitit 2021.

Mundësia për takim ballë për ballë mes Biden dhe Xi mund të zhvillohet në nëntor, kur një seri samitesh do të zhvillohen në Azi, duke përfshirë Grupin e 20 në Bali, Indonezi dhe Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor në Bangkok, Tajlandë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›