E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Parlamenti hungarez, i dominuar nga partia e djathtë “Fidesz” e kryeministrit Viktor Orban, ratifikoi anëtarësimin e Finlandës në NATO, pas muajsh vonese. Një shumicë e madhe ligjvënësish, 182 vota pro kundrejt gjashtë kundër, miratuan pranimin e vendit nordik në aleancën ushtarake.

Votimi do të thotë se 29 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Finlandës, teksa pritet që edhe Turqia t’i japë gjithashtu Helsinkit miratimin muajin e ardhshëm.

Zgjerimi i NATO-s në Finlandë, një vend me një kufi prej 1,340 kilometrash (me Rusinë, do të dyfishojë afërsisht gjatësinë e kufirit aktual të bllokut me armikun e tij të kohës së Luftës së Ftohtë.

Finlanda fillimisht kishte synuar të bashkohej njëkohësisht me Suedinë aspirante të NATO –s, por për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh me Turqinë, Suedia përfundimisht e humbi mundësinë e saj për t’u bashkuar me bllokun përpara një samiti të aleancës në korrik.

Helsinki dhe Stokholmi i dhanë fund dekadave të mos-angazhimit ushtarak dhe vendosën t’i bashkohen aleancës më të fuqishme të mbrojtjes në botë pas pushtimit rus të Ukrainës .

Aplikimet e tyre u pranuan në një samit të NATO-s të qershorit 2022, por ofertat ende duhej të ratifikoheshin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare të aleancës, një proces që ngeci pasi arriti në Turqi dhe Hungari./ dailynewshungary

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›