Hutton: Britania do të vazhdojë edhe për disa vite në Afganistan
Londër - Talebanët dhe militantët e Al-Kaidas nuk kanë anjë ndryshim me nazistët. Ky ëhstë krahasimi që Ministri Britanik i Mbrojtjes, John Hutton ka bërë ndaj talebanëve dhe militantëve të Al-Kaidas. Në një intervistë të dhënë ğër gazetën “The Times”, Hutton ka theksuar se Britania do të qëndrojë në afganistan për aq kohë sa do të jetë e nevojshme për të përmbushur objektivat e saj dhe për këtë do të duhen vite'. Sipas tij, trupat e vendosur në Afganistan mbrojnë vlerat britanike në të njëjtën mënyrë si kanë luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. "Është një luftë kundër fanatikëve që nuk mund të vërë në pikëpyetje kufijtë tanë, por sfidojnë mënyrën e jetës sonë si nazistët'', theksoi Hutton.
Kontigjenti britanik në Afganistan numëron aktualisht 8 000 trupa ku 134 trupa britanikë janë vrarë.
Kontigjenti britanik në Afganistan numëron aktualisht 8 000 trupa ku 134 trupa britanikë janë vrarë.