E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli lëshon raketë në Gaza; një i vdekur

Vetëm një dit pasi Hamasi paralajmëroi për përfundimin e armëpushimit me Izraelin, ka ndodhur edhe sulmi i parë që shkaktoi një viktimë. Mjekët palestinezë deklaruan sot se shpërthimi i një rakete izraelite kishte shkaktuar vdekjen e një militanti palestinez në veri të Rripit të Gazës, vetëm një ditë pas përfundimit të armëpushimit mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, që mban nën kontroll Gazën që nga qershori i kaluar, citon reuters. Raketa kishte patur si objektiv një grup militantësh në qytetin verior Beit Lahija duke vrarë një prej tyre dhe duke plagosur një tjetër.

Armëpushimi mes Izraelit dhe organizatës radikale islamiste Hamas, që kontrollon Rripin e Gazës, përfundoi zyrtarisht të premten. Edhe përpara skadimit të afatit të armëpushimit, mbi territoret në jug të Izraelit ishte qëlluar në mënyrë të përsëritur nga Rripi i Gazës. Ndryshe nga Izraeli, Hamasi nuk pranon zgjatjen e armëpushimit. SHBA-të dhe Kombet e Bashkuara u bënë thirrje palëve të ruajnë qetësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›