"Hygeia", qelizat staminale për të luftuar kancerin
Ruajtja e qelizave staminale, të cilat gjeden në kordonin umbilikal, e thënë më thjeshtë në kërthizën e foshnjës së sapolindur do të mund të kuroj në një fazë të mëvonshme, tek ky njeri ose të afërm të tij sëmundje kancerogjene dhe ato të gjakut. Për të nderuar bankën e parë të qelizave staminale, mjekët grekë dhe ata shqiptarë shkëmbyen eksperiencat në konferencën mjekësore të spitalit Hygea.
Sipas mjekut gjinekolog Vasilio Kellaris, kohët e fundit në spitalet greke nga ruajta e këtyre qelizave janë bërë 2 trasnplante të parealizuara më parë. Me të njëjtën mënyrë do të procedohet edhe në Shqipëri.
E pranishme në këtë konferencë, kryeparalmentarja Jozefina Topalli tha se është rritur numri i të prekurve me sëmundje të gjakut dhe ato të zemrës. Për këtë arsye nevoja e parë është krijimi i bankës së qelizave staminale.
Ndërsa mjekët nga Shqipëria thanë se këto qeliza do të zëvendësojnë inde ose organet të cilat dëmtohen nga sëmundjet kancerogjene. Marrja e qelizave staminale nga kërthiza e bebit bëhet me dëshirë të prindërit. Nëse ata pranojnë, qelizat ruhen në bankë për 20 vjet.