E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetari i Bashkisë: Sarandën po e shkatërrojnë gjykatësit

Share

Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ka shprehur dje revoltën se qyteti i bukur bregdetar po shkatërrohet me lejen e gjykatësve. Bashkia denoncon, kurse gjykata legjitimon, duke krijuar një pamundësi dhe një handikap për ti vënë bazë ligjore shkatërrimit, ka thënë Çipa. Siç raporton Shqip, problemi është se gjykatësit i quajnë të ligjshme vendimet me formë të prerë, edhe pse janë në kundërshtim me ligjin, në zona të gjelbra apo zona arkeologjike. Për këtë arsye, Bashkia u ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit, Kryeministrit dhe institucioneve të linjës. Çipa thotë se qytetarët jo vetëm që nuk po blejnë apartamente më, por po shesin dhe ato që kishin. Këtu përfshihen edhe të huajt. Shkak është bërë fakti se përpara u ka mbirë ndonjë shumëkatësh. Saranda është në rrezik për tu shuar nga harta turistike, nëse vazhdon të rëndohet e të legjitimohet kjo situatë, ka thënë Çipa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›