Hyka: “Tani pres golin tim të parë në Gjermani”
“Ishte vërtetë një kënaqësi, më kishte munguar për disa javë fusha. Bëra minuta të mira, edhe pse Mainci im pësoi humbjen e parë sezonale 2-0 me Alemanian Ahhen”. Një humbje që erdhi pas pesë fitoresh e dy barazimesh.
Trajneri Jorg Anderson e hodhi Jahmir Hykën në minutën e 59-të, kur rezultati ishte 2-0, por fantazisti i Maincit në Bundesliga 2 e Kombëtares shqiptare i shijoi plotësisht minutat e aktivizimit.
“Them se luajta mirë, e vlerësimi edhe nga stafi teknik ishte i kënaqshëm. ”, - thotë autori i golit më të shpejtë ndërkombëtar me Shqipërinë.
“Tani ndihem mirë fizikisht, nuk kam më probleme ambientimi dhe shpresoj se do të luajë më shumë. Sigurisht që pres dhe golin tim të parë në Gjermani”, - shton Hyka, i cili u rikthye në Gjermani pas barazimit historik me Portugalinë.
“Te Mainci kishin mbetur të befasuar, madje edhe shokët e mi të ekipit më përgëzuan”, - theksoi ish-lojtari i Tiranës.
“Jam në një ambient të mirë e grup të mirë lojtarësh, por më shumë ri me Chadli Amri (algjerian) e Mario Vrançiç. Shkojmë për kafe, por dhe ndeshje të Bundesligës 1 e të rivalëve kemi parë përmes televizionit”
Në Bundesliga 1 luajnë edhe tre lojtarë të tjerë të Kombëtares shqiptare, Skela (Energi Kotbus), Lala (Hanover 96) e Kapllani (Karlsruhe).
“Kam folur shpesh në telefon e i kam ndjekur disa ndeshje të tyre, si të plota ashtu dhe në rubrikat sportive”, - përfundon Jahmiri.
E Enjte, 23 Tetor 2008