E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klasikja e Francës, PSG-së ende i djeg goli i Canës

Lorik Canës i duhet ta harrojë sa më shpejt humbjen e tretë radhazi në Ligën e Kampioneve, atë kundër holandezëve të PSV Eindhovenit (2-0).

Kapiteni i Marsejës e pret një ndeshje me aromë speciale për të si futbollist.

Skuadra marsejeze do të luajë këtë fundjavë pikërisht kundër ish-skuadrës së tij, Paris Sën Zhermenit, atje ku dhe Lorik Cana “zbuloi” botën e futbollit profesionist, e ku për gati vjet bashkëluajti edhe me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, brazilianin Rondaldinjo.

Mediat franceze kanë nisur punën për të nxitur atmosferën e klasikes transalpine.

Kapitenin shqiptar e lidh një kujtim i bukur në derbin kundër PSG-së, pasi vetëm një muaj e gjysmë pasi ishte transferuar nga klubi parisien te Marseja, i shënoi një gol të jashtëzakonshëm me kokë kryeqytetasve, në fitoren 1-0, më 16 tetor 2005.

Lorik Cana,  duke festuar golin e tij te pare me Liverpulin ne Ligen e Kampioneve, sezoni 2008-2009
   

Imazhet fotografike të shpërthimit të Canës pas golit bënë xhiron e Francës, e irrituan jo pak ultrasit e Paris Sën Zhermenit.

“Kurrë nuk duhej t’a lejonim që ai (Cana) të ikte te armiku i përjetshëm. Ishte një gol ‘rageur’ (inatçor)”,  - shkruhet ende në një nga forumet e tyre, allpsg.fr.

56 mijë shikuesit në “Velodrome” ende e kujtojnë atë gol, që shënoi edhe fundin e 8 fitoreve rresht e një barazimit të PSG-së kundër Marsejës.

“Luftëtari” (nofka e Canës në Francë) e di detyrën e tij, për më tepër që tani e ndan nga Lioni kryesues vetëm një pikë.

E Enjte, 23 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›