E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyka, imazh i një fushate bamirësie

Të martën, Jahmir Hyka ka bërë të rrahin fort zemrat e tifozëve të Mancit. Së bashku me shokun e skuadrës së tij, Dragan Bogavac, shqiptari shtatshkurtër ka marrë pjesë në promovimin e fushatës për bamirësi, "Ndeshja e zemrës", një nismë që do të prezantohet edhe disa herë të tjera deri për Krishtlindje. Në orën e dhënies së autografeve, të dy bashkë kanë shitur rreth 15000 "zemra" (me autografe) dhe disa donacione në para. Të premten e ardhshme, me rastin e ndeshjes në shtëpi kundër Greuther Furth, rreth 100 vullnetarë nga fansat e Maincit do të ecin përmes stadiumit për të shitur zemrat (dhurata të vogla me autografe). Me vetëm 2 euro për zemër, çdo spektator mund të japë një kontribut të vogël në ndihmë të fushatës. Pagesa më të larta për blerjen e një zemre janë natyrisht të mirëpritura. Të ardhurat e "Ndeshja e zemrës" nga mbështetësit e Maincit do të shkojnë në ndihmë të luftës kundër SIDA-s dhe të fëmijëve me probleme. Dy futbollistët ishin të entuziazmuar nga ideja, ashtu si edhe presidenti i Maincit, Harald Strutz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›