Hyka titullar për Rosenborgun

Kandidati për një fanellë të Kombëtares shqiptare, Jahmir Hyka, është aktivizuar si titullar në ndeshjen që skuadra e tij, Rosenborg, e ka zhvilluar ndaj suedezëve të Helsingborgut. 18-vjecari shqiptar ka luajtur deri në minutën e 75-të të ndeshjes, kur edhe është zëvendësuar. Hyka është transferuar në shkurt të këtij viti te skuadra kampione e Norvegjisë, ku tashmë ka marrë nofkën "Maradona shqiptar" për shkak të fizikut të tij (i gjatë vetëm 168 cm) por edhe aftësive të mira teknike.