Albertini në dyshim për rikthimin e Shevçenkos te Milani

Rikthimin e sulmuesit ukrainas, Andrei Shevcenko te Milani, ish-mesfushori kuqezi, Demetrio Albertini e shikon me një sy kritik. "Shevcenko po kalon disa muaj me mjaft probleme. Mendoj se Milani nuk është në krizë. Ata do ta mbyllin Serinë A në tre vendet e para. Dhe për këtë gjë jam gati të vë bast. Momentalisht skuadra është e lodhur, por më shumë moralisht se sa fizikisht. Së shpejti trajnerit Anceloti do t'i rikthehen Andrea Pirlo, Alesandro Nesta dhe Gatuzo. Dhe keni për të parë sukseset e kuqezinjve. Por të mos harrojmë se ata janë ende në garë për trofeun e Champions League", tha Albertini.
Gert Serani