E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul: 20 gola, objektivi im!

Sulmuesi i Realit të Madridit, mori pjesë në prezantimin e modelit të këpucëve të reja Adidas. Gjithashtu, ai ka qenë në Senegal ku ka bërë një vizitë si Ambasador i "FAO"-s. Midis të tjerave, kapiteni madrilen ka folur për ecurinë e Realit, Topin e Artë dhe synimet e tij për pjesën e mbetur të sezonit. Ja cilat kanë qenë fjalët e numrit 7:MARSHIMI I EKIPIT - "Jam shumë i lumtur që gjërat po shkojnë mirë te Reali, aq më tepër që sezonet e fundit kemi vuajtur shumë. Jemi në vendet e para të kampionatit dhe jemi kualifikuar në 1/8 e Ligës së Kampioneve dhe në Kupën e Mbretit. Kam shënuar gjashtë gola dhe pres të arrij në kuotën 20. Do të vazhdoj me Realin derisa të ma ndiejë trupi.

Po pres me padurim grumbullimin e radhës për të ndihmuar Spanjën. Ndeshja e Mestajës ishte intensive dhe të dy ekipet e kërkuan fitoren. Nuk krijuam shumë raste, por ato që patëm, i shfrytëzuam. Më të rëndësishme janë tri pikët që morëm nga një fushë shumë e vështirë, ku Valencia kishte më tepër se një vit që nuk humbiste. Në kampionat ndonjëherë duhet të fitosh edhe ndeshje të tilla. Na u desh të mbroheshim dhe të vuanim. Janë fitoret kundër ekipeve të mëdha si Valencia që bëjnë diferencën në renditje në fund të kampionatit.
URIME KANAVAROS - "Dua të uroj Kanavaron sepse ka zhvilluar një vit fantastik dhe e meriton cmimin më të rëndësishëm të revistës më prestigjoze, "France Football". Për 52 votuesit, ai rezultoi më i miri. Jemi krenarë që e kemi këtu te Reali i Madridit. Ai ka dhënë shumë për të merituar Topin e Artë, si te Juvja, ashtu edhe në triumfin e Italisë në botëror. Me pak fjalë, e meritonte. Unë i uroj që të fitojë tituj të tjerë me Realin e Madridit. Topin e Artë e ëndërron cdo futbollist, por për momentin nuk është në mendjen time. Topat e mi të artë i kam në shtëpi dhe jam shumë i lumtur me gruan dhe katër fëmijët e mi.
AGJENDE E NGARKUAR - "Kalendari i ndeshjeve është abuziv, sepse na ngarkon shumë, pa na lënë kohë të marrim frymë. Ky është edhe njëri prej shkaqeve që dëmtimet e futbollsitëve po shtohen. Drejtuesit e futbollit duhet të ulin pak ritmin. Eshtë e padrejtë që disa ekipe s'janë në gjendje të luftojnë në mënyrë të barbartë, vetëm për shkak të dëmtimeve që vijnë nga mbingarkesa".
GJUAJTJA E PENALLTIVE - "Këtë e vendos trajneri. Te ne i gjuan Rejes dhe Robinjo. Deri në fund të kampionatit, sigurisht që do të kem raste të gjuaj edhe unë ndonjë. Rudi është një ekzekutues i shkëlqyer, i gjuan mirë dhe me vetëbesim. Jam i sigurt që do të shënojë edhe më tepër gola nga pika e bardhë në të ardhmen".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›