Nga ethet hemorragjike ndërron jetë 34-vjeçari nga Malisheva

Ka vdekur edhe një person nga ethet hemorragjike. Viktima, 34- vjeçar, nga Astrazubi i Malishevës, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në Klinikën Infektive, transmeton KTV.
Në këtë klinikë vazhdojnë të jetë të shtruar edhe dy persona të tjerë të konfirmuar me virusin e etheve hemorragjike, kurse janë pranuar edhe tri raste të tjera të dyshimta./Indeksonline/