Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë

Ditën e sotme, 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, e cila njoftoi se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim
Në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes me Kroacinë, për njohjen e ndërsjellë të patentave./vizionplus.tv