Hyn në fuqi vendimi për importin e plehrave, të rinjtë bllokojnë portin e Vlorës
Ligji i shumëdiskutuar i importit të plehrave hyn në fuqi gjatë ditës së sotme, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga shoqëria civile dhe opozita.
Hyrja e ligjit në fuqi ka sjellë reagimin e të rinjve të Kuvendit Civil, të cilët kanë bllokuar për më shumë se 30 minuta portin e Vlorës, në shenjë proteste. Ata kanë thënë se nuk do ta pranojnë dhe nuk do të heshtin në asnjë mënyrë që ky ligj skandaloz të hyjë në fuqi.
Ligji për importin e plehrave ka qenë një prej më të kundërshtuarve në vend, por, pavarësisht kësaj, mazhoranca ka vendosur që ta miratojë atë vetëm me votat e veta në parlament, duke mos dëgjuar askënd.
Bashkimi Europian është shprehur se nuk detyron dhe nuk e ka kusht për askënd që të importojë plehra, ashtu siç janë përpjekur që të justifikohen qeveritarët.