E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet ish- gruaja striptiste e djalit të Gadafit

Share

Një 29 vjeçare, që pretendon se është ish- gruaja e djalit të Muamar Gadafit, arrestuar së fundmi në Libi, është shfaqur në Ukrainë me histori të jashtëzakonshme. Nadia, një brune me sy blu, thotë se e ka takuar Saif Al-Islam kur punonte si striptiste në një klub nate në Moske. Ajo thotë se ndërsa u përgatit për dasmën, udhëtoi për në Paris ku bëri një operacion për të rikthyer virgjërinë.

E bëra këtë për të provuar virgjërinë përpara hallës së Saifit. Më pas përqafova Islamin, thotë ajo, duke theksuar se edhe pse donte një familje normale, Saifi nuk e kishte mendjen aty.

Shtëpia ishte si një bordello, shumë shokë të tij e shumë gra. Saifi merrte drogë dhe kur ishte nën efektin e tyre, nuk e kontrollonte veten. Kishte dëshirë të bënte perversitete, për shembull i pëlqente ta bënte në publik. E kuptova se me atë nuk rrihej.

Nadia, 29 vjeç, thotë se gjithçka mori fund pas një zënke në një restorant. Ai e rrahu dhe e hodhi nga një dritare. Për fat ajo mbijetoi pasi kaloi 47 ditë në koma. Kur u kthye në Moskë, ajo vendosi të fshihej pasi druhej për fatin e saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›