Ngjyrat e Meksikës
Artistja meksikane Mares Fany ekspozon nga mbrëmë në sallën e ekspozitave të artit bashkëkohor në Muzeun Historik Kombëtar. E lindur në Meksiko, ajo zbuloi qysh në moshë të re se piktura ishte pasioni i saj. Studioi art dhe dizajn në Amerikë, në Universidad de las dhe Universidad NuevoMundo.
Që nga viti 1994, ka punuar në studiot e saj në Meksikë dhe në Shtetet e Bashkuara, dhe rezultatet i ka shfaqur në galeri të ndryshme. Karakteristikë për pikturën e Mares Fany-t janë subjektet në ngjyra të forta dhe linjat në lëvizje. Në serinë e pikturave Ngjyrat e Meksikës që prezanton në Tiranë, ajo përfaqëson kulturën meksikane, një aspekt intensiv ngjyrash i bukurisë së vendit të saj. / E.D.