E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyn sistemi IBAN, transferta më të lira bankare

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit, tani do të këtë formatin IBAN. 

TIRANE- Nëse brenda datës së djeshme klientët e bankave nuk kanë marrë njoftim me shkrim nga banka e tyre, individë apo biznese qofshin, me llogari bankare në lek apo në valutë të huaj, në një apo më shumë banka në Shqipëri, ata duhet të paraqiten pranë sporteleve të bankës përkatëse për t'u pajisur me numrin IBAN si dhe shpjegimin e përdorimit të tij. Duke filluar që nga dje, të gjitha transfertat bankare nga njeri vend në tjetrin kushtojnë më lirë, kjo për shkak të vënies në funksionim të numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare, IBAN. Banka e Shqipërisë bëri të ditur dje se, të gjithë numrat e llogarive bankare të klientëve që përdoren për të kryer transferta brenda apo jashtë vendit, tani do të këtë formatin IBAN, një lloj sistemi i cili shmang gabimet e mundshme në transferta dhe shërbimi ofrohet brenda një kohe rekord. Por, mbi të gjitha, ky sistem ul kostot e transaksioneve.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›