Parku Rinia kthehet në arenë festimesh për fëmijët
Parku Rinia është kthyer në një arenë festimesh për fëmijët e kryeqytetit në ditën e një qershorit. Bashkia ka menduar për ta duke organizuar një festë me lojrat dhe personazhet e tyre të dashur ku i është bashkuar edhe kryebashkiaku Rama.
TIRANE- Bashkua e Tiranës mendoi për fëmijët kryeqytetas në festën e tyre për 1 qershor, duke organizuar një sërë aktivitetesh të cilat i kanë zbavitur pa fund. Parku Rinia është shndërruar në qendrën e zbavitjes së tyre, festën e kanë shoqëruar tingujt muzikorë dhe lojrat e ideuara posaçërisht për fëmijët. Ndërsa festës i është bashkuar edhe kryebashkiaku Edi Rama, i cili nuk ka ngujuar të shpreh kënaqësinë që i jep fakti i të qënit i rrethuar nga fëmijët. “Aktivitetet e 1 qershorit janë gjithmonë më të thjeshtat dhe më të bukrat që Bashkia e Tiranës bën. Unë jam shumë i kënaqur që më jepet mundësia që për një moment të shkurtër të shkëputen nga puna e të mëdhenjve dhe të jemë bashkë me më të vegjëlit”- u shpreh Rama në fjalën e tij.
Një atmosferë e gjallë e ka karakterizuar në orët e pasdites parkun Rinia, atmosferë që vetëm fëmijët dinë ta dhurojnë. Animatorët dhe klounët kanë patur të gjithë vëmendjen e vogëlueshve ndonëse kënaqësia dhe gëzimi ka arritur kulmin kur në dorën e tyre kanë patur dhe një dhuratë. (a.r/news24/balkanweb)