Hyrja ne Kuvend e PS, gati dy skemat Rames per mandatet
Zbardhen skemat e Partise Socialiste per ceshtjen e mandateve te grupit parlamentar socialist. Burime brenda selise roze bejne te ditur se ne strukturat e partise po hidhen ne diskutim dy skema qe mund te perbejne rrugen politike qe do te ndjeke partia me e madhe e opozites per t'i dhene zgjidhjes bojkotit parlamentar dhe rrezikut te mandateve. Keshtu pra, te njejtat burime bejne te ditur se skema e pare e cila perflitet, por qe nuk besohet te marre formen e nje qendrimi zyrtar, ka te beje me djegien e mandateve. Mesohet se djegia e mandateve do te kete per qellim qe me zbritjen e listes, per t'u zevendesuar deputetet qe u jane djegur mandatet, te digjen per se dyti here edhe emrat e tjere. Por, kete menyre per te djegur mandatet dhe me pas per te provokuar zgjedhje te parakohshme, sipas zyrtareve socialiste, ka nje risk. Qe do te thote, ekziston mundesia qe deputetet te cilet i perkasin zbritjes se listes mund te mos ndjekin qendrimin zyrtar socialist dhe te shkojne ne parlament per te marre mandatin e tyre. Nese dicka e tille do te ndodhte, atehere skema e socialisteve per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme do te deshtonte. Skema e dyte, por qe ka me shume perkrahje, e cila eshte artikuluar se fundmi edhe ne media, ka te beje me mos djegien e mandateve. Kjo do te thote, qe deputetet socialist do te hyjne ne Kuvend brenda skadimit te afatit Kushtetues, i cili eshte sipas ligjeve ne fuqi, gjashte muaj pasi deputeti nuk eshte paraqitur ne parlament. Per rrjedhoje, megjithese nuk ka ende nje vendim nga strukturat e larta te selise roze, deputetet e majte pritet te hyjne ne parlament per te marre mandatet e tyre, brenda 7 marsit te vitit 2010. Te njejtat burime saktesojne, se strukturave te larta te selise roze do t'i propozohet qe grupi parlamentar socialist te hyje ne Kuvendin e Shqiperise vetem per procesin e betimit dhe me pas te braktise sallen. Pra, pritet qe gjithcka te zgjase vetem per pak minuta. Zbatimi i kesaj skeme duke se do te jete alternativa qe do te zgjidhet nga socialistet, per shkak te rrezikut qe mbart skema tjeter. Ajo qe mund te thuhet me siguri ka te beje me vete premtimin qe u eshte dhene deputeteve nga kryesocialisti Edi Rama, i cili eshte shprehur gjate nje mbledhje te grupit parlamentar se "perfaqesuesit socialist ne Kuvend nuk duhet te shqetesohen, pasi mandatet e tyre nuk do te digjen dhe askush nuk do te mund te tallet me to". Nga ana tjeter, dy dite me pare, sekretari Organizativ ne seline roze, Blendi Klosi, deklaroi se grupi parlamentar socialist do te futet ne Kuvend brenda afatit Kushtetues te skadimit te mandatit. "Ky eshte nje qendrim qe e kemi thene edhe me perpara. Per te mos djegur mandatin qe na ka dhene elektorati ne do te hyjme ne Kuvend para afatit kushtetues, domethene para dates 7 mars te vitit 2010", sqaroi zyrtari lart socialist, ne nje prononcim per radiotelevizionin "Ora News".