BE: Debati politik, vetem ne Kuvend
Debati politik duhet te zhvillohet ne Parlament. Keshtu sugjeroi dje, zv/presidenti i Komisionit Evropian njekohesisht komisioner per transportin, Antonio Tajani. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Tajani komentoi edhe situaten e tensionuar politike ne vend, duke keshilluar per dialog qe sipas tij duhet te zhvillohet ne institucionin e Kuvendit. "Debati politik, duhet te zhvillohet ne Parlamentin shqiptar",-tha Tajani. Zevendespresidenti i Komisionit Evropian, i shprehu dje kryeministrit, perkrahjen dhe mbeshtetjen e plote te Komisionit Evropian, Bashkimit Evropian dhe te popujve te Evropes kundrejt Shqiperise dhe popullit shqiptar, ne rrugen per integrimin ne Bashkimin Evropian dhe te gjitha proceset e lidhura me te, sic eshte liberalizimi i vizave. "Ne do te ndihmojme Shqiperine qe vitin e ardhshem te afrohet ne BE. Shqiperia dhe shqiptaret jane pjese e Evropes, dhe si te tille nuk mund te mbeten jashte zgjerimit te BE-se", ka qene mesazhi i dhene dje nga Tajani, gjate punimeve te konferences se forumeve rinore te Partive Popullore ne Parlamentin Evropian YEPP. Tajani shtoi gjithashtu se e kishte garantuar kryeministrin Berisha, Liderin e se djathtes, se vendet e BE dhe vecanerisht Italia do e ndihmoje me dashuri Shqiperine te behet sa me pare anetare e BE. Nderkohe, presidenti i YEPP, Laurent Schouteten tha se, eshte kenaqesi e vecante qe gjendemi per here te pare pas 12 vjetesh nga themelimi i YEPP, qe eshte nje vend me realitet ndryshe, anetar i NATO dhe aspirant per ne BE. "Plani i veprimit dhe reformat e qeverise ne luften kunder korrupsionit, jane shume te rendesishme. Ligji "Antimafia" i sapo miratuar nga qeveria shqiptare, si dhe reformat dhe perpjekjet e qeverise ne luften kunder krimit te organizuar, krimit financiar e te cdo lloji, jane shume te rendesishme", u shpreh Tajani ne takimin me Berishen. Nga ana e tij, Kryeministri vleresoi kontributin e jashtezakonshem te Komisionit Evropian ne perkrahjen e reformave te ndermarra ne vend gjate ketyre viteve, ne kuader te procesit te integrimit, si dhe kontributin per procesin e liberalizimit te vizave dhe punen voluminoze qe KE po ben ne hartimin e pyetesorit, qe do t'i paraqitet Shqiperise, per hapat e saj te metejshme per te marre statusin e vendit kandidat. Ai e njohu zv/presidentin e KE-se me reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare ne luften kunder korrupsionit, si heqja e licencave dhe lejeve qe perbenin burim korrupsioni; thjeshtesimi i procedurave administrative dhe vendosja e procedurave digjitale. Me tej, Kryeministri Berisha i beri me dije masat e marra nga qeveria shqiptare per zhvillimin e shpejte te vendit, si ato ne fushen e financave. "Nderkohe qe ne kater vitet e ketij mandati, qeveria parashikon te shtroje rreth 7 mije kilometra rruge. Nje nder fushat me te suksesshme te punes se qeverise gjate kesaj periudhe ka qene lufta ndaj krimit ordiner dhe te organizuar, cka beri te mundur shkaterrimin e 206 organizatave te rrezikshme kriminale dhe sjelljen para drejtesise te 1000 boseve dhe anetareve te tyre", theksoi kryeministri.